Pse Rama e la kolltukun… në studion e Opinion

0

Nga Andi Bushati

Vetëm një háll i madh mund ta detyronte kryeministrin e vendit të linte kolltukun në studion e Opinion dhe të ngrihej në këmbë si showmen.

Ose një háll i madh..ose një interes i madh… atë mund ta zgjidhi me mendjen e tij secili që ka parë peformancën e Ramës në studio, e cila kishte vëtëm një qëllim, të jepte shfaqe, të ulërinte, të përbetohej se është shkencëeisht e vërtetuar se të gjatët nuk vjèdhin, madje të ngrihej në këmbë në mes të emisionit dhe të spërkaste me stërklat e tij gazetarët në studio (megjithëse në kohë pandemie) vetëm me një qëllim: që të mos lejonte një dèbat normal për shifrat e fríkshme të inceratorëve.

Historia e këtij skándali që do na kushtojë deri në fund mbi 350 milionë euro është vërtet një nga mëkátet më të mëdha të kësaj qeverie. Saga e inceneratorëve nis në vitin 2014 me një ofertë të pakërkuar. Për të kënaqur atë, qeveria socialiste ndryshon strategjinë e saj nga përballimi i plèhrave me riciklim në atë me djègje të inceneratorëve.

Në fund të vitit 2016, pa tender ndërkombëtar të detyrueshëm nga ligji, pa procedura transparente, qeveria fillon procesin e dhënies në një dorë të vetme të tre projekteve.

Eshtë e çuditshme se si brenda një dite, datës fatale 16 dhjetor 2016, i gjithë shteti shqiptar vihet në dispozicion të këtij biznesi fitimprurës. Mbyllet “gara”, merren vendime nga 9 institucione, nënshkruhet kontrata 40 faqshe me privatin dhe fillon dizbursimi i parave për të (14 milonë eurot e para nga 75 milionë deri tani).

Dhe e gjithë kjo máskaradë përfundon me rastin për Gines të inceneratorit të Fierit, i cili sot ka marrë mbi 23 milionë euro pa bërë asnjë ditë punë.

Pikërisht, ky háll, apo ky interes, e bëri Ramën të humbte tòruan, dhe të kërcente si prifti nga belaja në “Opinion”, aq sa për disa çaste u kthye dhe në rrèzik i shpërndarjes së virusit, duke lëshuar afshet e gojës së tij që vihej në punë nga inceneratorët, mbi fytyrat e të ftuarve të tjerë në studio.

Dhe polícia bëri mirë që nuk shkoi ti vinte gjobë kryeministrit për këtë krím shëndetësor, sepse krími që ai po mbronte në studio, ishte tejet më i rèndë sesa infèktimi rastësor i Rakipllarit apo Shkullakut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu