Pse rikthehet Tea sërish në “Për’puthen”

0

Pas ndarjes me Beartin, Tea Trifonin do ta shohim sërish në “Për’puthen”!

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ish-konkurrentja, e cila ka ndarë në InstaStory një foto me autoren e programit, Olsa Muhametin.

Dy vajzat i premtojnë publikut se do të zbulojnë më shumë të hënën për takimin e tyre (dhe sigurisht për faktin që Tea do të jetë e pranishme në emision).

Të hënën na presin risi, siç thotë Olsa, ndërsa publiku u bë tepër kurioz.

Lajmi se Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ka bërë bujë në mediat rozë ditët e fundit. Ai që pranoi i pari ndarjen në rrjete sociale ka qenë Bearti, pas thumbave të njëpasnjëshëm që po i drejtonin njëri-tjetrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu