Pse ujqit i ulërijnë hënës? Nëse nuk e dini atëherë kemi ne një përgjigje për ju

0

Mund ta keni menduar më parë: Pse ujqit i ulërijnë hënës së plotë? Epo, e vërteta është se ata nuk i ulërijnë hënës.

Është një mit shumë i dëgjuar, por ujqit nuk kanë ndonjë ndërlidhje me hënën e plotë, apo ndonjë fazë tjetër të hënës.

Kjo ka të bëjë vetëm me faktin që ujqit mund të dëgjohen më shumë tek ulërijnë gjatë natës, sepse ata flenë gjatë ditës dhe veprojnë gjatë natës.

Mirëpo me qindra vite sjelljet e tyre janë ndërlidhur me hënën dhe këto janë thjeshtë mite që janë besuar nga njerëzit vite e vite me radhë.

Pra pse ulërijnë ujqit nëse jo për hënën?

Ata shpesh ulërijnë për të treguar vendndodhjen e tyre tufës së vet. Ujqit janë kafshë sociale sikur qentë, dhe ata ulërijnë për të gjetur njëri-tjetrin nëse ndahen nga tufa.

Ata gjithashtu përdorin ulërimën për të treguar se kanë gjetur një pre të madhe që nuk mund ta kapin vetë.

Gjithashtu, ata e përdorin ulërimën për të sinjalizuar ndonjë tufe tjetër se kanë hyrë në territorin e tyre. Edhe pse ata janë kafshë sociale me tufën e vet, janë shumë armiqësorë me tufat e tjera.

Nëse keni parë ndonjë fotografi të një ujku tek ulërinë, e veni vënë re se ata e ngrijnë kokën, dhe kjo ka bërë që të mendohet se ata i ulërijnë hënës, por në fakt ata e bëjnë këtë vetëm për të ndihmuar telat e zërit që të mund të ulërijnë më gjatë dhe me zë më kumbues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu