PSG ‘kënaqen’ me Gamban në Osaka dhe mbyll turneun në Japoni. Shënuan të gjithë: Neymar, Messi dhe Mbappe…

0

PSG mposhti Gamba Osakën të hënën (6-2) për ndeshjen e fundit përgatitore para ‘Trofeut të Kampionëve’ kundër Nantes të dielën në Tel Aviv.

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut në Japoni, të fituar 6-2 kundër skuadrës Gamba të Osakas të hënën, Christophe Galtier ka rreshtuar formacionin që do të nisi ‘Trofeun e Kampionëve’ kundër Nantes, në Tel Aviv të dielën.

Me përjashtim të Mbappé, në stol për shkak të pezullimit të tij për këtë ndeshje të parë zyrtare të sezonit, ka shumë të ngjarë, që rreth 40.000 spektatorë në stadiumin Panasonic, ishin në gjendje të admironin një ekip tipik i PSG-së në versionin 2022-2023, në pritje të inkorporimit ndoshta të rekrutëve të ardhshëm.

Pa një Higashiguchi të shkëlqyer në portë, rezultati do të ishte edhe më i thellë. Gardiani i Gambas bëri disa pritje vendimtare (4’, 15’, 20’, 27’, 28’). Ishte më në fund Sarabia që zhbllokoi rezultatin, pas një goditjeje të Messit, të sprapsur nga Higashiguchi (28’).

Golat e tjerë të kësaj periudhe, mbajnë firmën e Neymar (32’) me penallti dhe Mendes (37’), Messi (39’), ndërkohë që Kurokawa (34’) shënoi për Osakën në 45 minutat e para. Pas pushimit shënoi sërish Neymar (60’) dhe Mbappe (86’) me penallti, si dhe Yammami (70’) për vendësit, duke fiksuar përfundimisht fitoren 6-2 për PSG-në.

PSG realizoi performancën e saj më të mirë të turneut, kundër një skuadre lozonjare që i dha shumë hapësirë ​​dhe i la parisienët të luanin shumë. Delegacioni parizien tani duhet të largohet nga Japonia, për të mbërritur në Francë të martën gjatë ditës. Kanë pesë ditë për t’u përgatitur më së miri për rimarrjen e ‘Trofeut të Kampionëve’ në Tel Aviv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu