Publikohet bashkëpunimi muzikor i dy reperëve të njohur me sopranon e famshme Inva Mula

0

Dy reperët e njohur MC Kresha dhe Getoar Selimi kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët muzikor me sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula.

Ata kanë publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale, e cila është shkëputur nga xhirimet e klipit që janë realizuar këto ditë.

Kënga e cila mban titullin “Jemi njo” është publikuar pak më parë në youtube, ku ka arritur të marrë qindra klikime në një kohë fare të shkurtër. Bashkëpunimi mes tyre sjell një këngë e cila ndërthuret me motive klasike dhe hip-hop.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu