Publikohet foto e Lear Kurtit me pranga nga spitali i Traumës

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një fotot, të 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili humbi jetën pasi u shoqëruar nga policia, mbrëmjen e të mërkurës.

Në foto, Lear Kurti shihet teksa është i shtrirë në shtratin e spitalit të Traumës, pas shoqërimit në komisariat, kur 32-vjeçari kishte humbur ndjenjat. Kuyrti është pa ndjenja, teksa në njërën nga duart ka ende të vendosur prangat. Berisha shprehet se në foto duken edhe hematomat e shkaktuara goditjet nga ana e uniformave blu.

“Xhelatët që i morën jetën edhe të vdekur e mbajtën të lidhur me hekura Learin! Në foto duken dhe hematomat nga goditjet! Sb”, shkruan Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu