Publikohet foto e shoferit 20-vjeçar që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kaluar me tre viktima në Tiranë

0

TIRANË- Fotoja e mëposhtme është e 20-vjeçarit Klevis Ruçaj, i cili u aksidentua pasditën e sotme në aksin Elbasan-Tiranë. Mësohet se Ruçaj teksa po drejtonte mjetin tip Audi A8, ka humbur kontrollin dhe u përplas me bordurat anash rrethrrotullimit të Saukut dhe më pas ka përfunduar në autostradë sipër një makinë tjetër.

Nga aksidenti përveç të riut kanë humbur jetën dhe dy vajza të tjera që ndodheshin në makinë me të, identitetet e të cilave ende nuk dihen. Po ashtu kanë mbetur të plagosur dhe tre persona të tjerë që ndodheshin në makinën që Audi i ra për sipër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu