Publikohet lista e vendeve që do u lejohet hapja e kufijve me 1 korrik, BE përjashton Shqipërinë

0

Këshilli i BE-së ka bërë zyrtare listën me vendet që do t’u lejohet hapja e kufijve nga 1 korriku. Ndërsa mësohet se këtë listë nuk bën pjesë Shqipëria.

Sakaq, në listë nuk janë po ashtu as Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Lista është miratuar me shumicë të cilësuar nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian përfshin 14 shtete: Algjeri, Australi, Kanadë, Gjeorgji, Japoni, Mali i Zi, Marok, Zelanda e Re, Rëanda, Serbia, Korea e jugut, Tajlandë, Tunizi, Uruguay.

Në deklaratën e Këshillit Europian thuhet se për të përcaktuar vendet për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit, mbulojnë veçanërisht situatën epidemiologjike dhe masat e kontrollit, përfshirë distancën fizike, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu