Të paktën 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri gjatë punimeve për riparimin e një klubi nate në Stamboll.
Raportohet se zjarri filloi gjatë rinovimeve në klubin, i cili ndodhet nën tokë, në lagjen Besiktas në qendër të Stambollit, në anën evropiane të qytetit.
Zjarrfikësit ndërhynë me 31 automjete dhe 86 efektivë, për të luftuar me flakët në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë persona. Ndërsa policia rrethoi zonën përreth.
Ende të paqarta janë shkaqet e zjarrit, që shkaktoi një tragjedi në kryeqytetin turk.