Punonjësi i burgut përplaset me shtyllën dhe ndërron jetë

0

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Shën Koll.

Burime për noa.al bëjnë me dije se viktimë ka mbetur 40-vjeçari Pashk Deliaj, polic në Burgun e Shën Kollit.

Motori me të cilin po udhëtonte 40-vjeçari ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu