Punonjësit e burgut të Reçit e Malësisë së Madhe paralajmërojnë protestë: Jemi pa rroga, pa kushte e pa uniforma

0

Gjithashtu alarmante konsiderohet edhe mungesa e kushteve.

Punonjësit e policisë së Burgut të Reçit dhe të Malësisë së Madhe Kanë paralajmëruar protesta për kushtet e vështira në puna dhe për komandimet që ata i konsiderojnë të padrejta. Në njoftimin e bërë public nga vetë Sindikata bëhet me dije se asnjëra pagë nuk përputhet sipas bazës ligjore në fuqi e ditëve reale të punës që kryen punonjësi. Gjithashtu alarmante konsiderohet edhe mungesa e kushteve.

Njoftimi:

Pa uniforma; pa armatim personal; pa trajtim ushqimor; pa pagese për orët tepër; pa transport; pa siguri shëndeti ne pune; pa mjek e psikolog për stafin; pa grada e funksione sipas meritës; pa ambiente pushimi ne institucion; pa transparence pagash; me kontrate kolektive te bllokuar ne kundërshtim me Ligjin e shume te tjera. Sot denoncojmë mungesën e etikës në komunikim në mes epror vartës! Punonjësi i burgjeve është administrate publike, jo rekrut ushtrie. Denoncojmë problemet me pagat që ndodh nëpër burgje, ku asnjëra pagë nuk përputhet sipas bazës ligjore në fuqi e ditëve reale të punës që kryen punonjësi! Pa harruar që mungesat në organike janë alarmante në çdo burg të vendit dhe nëse vazhdon kjo sjellje shtetërore me demotivimin e stafit, problemet vetëm do agravohen”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu