Pushuesit të tmerruar, turisti gjen një kafkë në plazh

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kretë. Një pushues grek ka gjetur në plazhin e Dia-s në një kafkë njeriu dhe më pas ka njoftuar menjëherë policinë.

Kafka e gjetur në Dia është dërguar në Heraklion në mënyrë që t’i nënshtrohet testeve të veçanta laboratorike. Autoritetet janë duke shqyrtuar skenarët dhe analizat se kujt i përket kafka e gjetur në plazh, e cila alarmoi turistët aty pranë. Sipas NewsBomb.gr në vendin ku u gjet, në të kaluarën kishte një varrezë.

Vlen të përmendet se procedurat për testet e nevojshme të veçanta laboratorike që do të tregojnë seksin, kombësinë dhe elementë të tjerë të rëndësishëm të personit, të cilit i përket kafka, janë në proces.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu