Putin thërret rezervistët në luftë, pritet përshkallëzim i konfliktit ushtarak

0

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur “mobilizim të pjesshëm” në Rusi “për të mbrojtur atdheun, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial, sigurinë e popullit tonë”.

Ai thotë se kjo ka të bëjë vetëm me qytetarët në rezervën ushtarake, ata që kanë shërbyer në ushtri.

Dhe ai lëshoi këtë kërcënim (për Perëndimin):

“Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë, ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi. Ky nuk është një bllof.

“Integriteti territorial i atdheut tonë, pavarësia dhe liria jonë do të sigurohet, e përsëris me të gjitha mjetet që kemi.

“Ata që përpiqen të na shantazhojnë me armë bërthamore duhet të dinë se erërat mbizotëruese mund të kthehen në drejtimin e tyre.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu