Thellohet kriza tek Juventusi, tifozët vendas kritikojnë Bonuccin: Kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë lider!

0

Kriza te Juventusi është duke u thelluar, ndërsa tifozët ultras e kanë kritikuar kapitenin Leonardo Bonucci.

Janë duke qarkulluar thashetheme se zëvendëspresidenti Pavel Nedved dëshiron ta shkarkojë trajnerin Massimiliano Allegri, por këtë nuk e ka lejuar presidenti Andrea Agnelli. Ndërkaq, tifozët janë duke protestuar derisa lojtarët duken të habitur nga situata.

Tash, ultrasit e kanë lëshuar një komunikatë në rrjetet sociale, pasi Bonucci e afroi skuadrën te sektori i mbështetësve të Zonjës së Vjetër për ‘të kërkuar falje’ pas humbjes nga Monza të dielën.

“Jemi përballë skenave që nuk i kuptojmë dhe nëse diçka na duket për të qeshur dhe qesharake, është mendimi i dikujt që e konsideron veten të larguar, por vepron si një viktimë sakrifikuese”.

“Bonucci kurrë nuk ka qenë lider dhe nuk do të jetë kurrë: as te Treviso, as te Pisa, as te Bari, as te Milani dhe sigurisht jo te Juventusi…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu