Aksident në aksin rrugor Prenjas-Qafë Thanë.
Burime paraprake bëjnë me dije se një mjet i vogël është përplasur me një autobus të linjave ndërqytetasve.
Nga përplasja mjeti autoveturë ka marrë flakë. Mësohet se personat që kanë qenë të pranishëm në mjetin janë përfshirë nga flakët dhe janë dërguar në urgjencë drejt spitalit të Prenjasit.
Nuk dihet ende gjendja e tyre ashtu siç nuk ka informacione sa persona kanë qenë në automjet.
Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e aksidentit.