Një autobuz është përplasur me një mjet të vogël në Qafë Thanë.
Si pasojë e aksidentit, ka shpërthyer mjeti i vogël ndërsa raportohet për disa të plagosur.
Infoweb Media sjell pamjet pak çaste pas përplasjes ku duket mjeti i përfshirë nga flakët.
Ambulanca e spitalit të Prrenjasit ka marrë disa persona të plagosur rëndë, ndërsa është nisur edhe ambulanca e Librazhdit drejt vendngjarjes.
Sipas mjekëve të spitalit Prrenjasit, dy prej tyre janë rëndë dhe do nisen drejt Tiranës, ndërsa tre të tjerë kanë marrë plagë më të lehta.
Në vendngjarje shkoi policia dhe grupi hetimor.