Qafë Thanë /Reshje të dendura dëbore bllokojnë qarkullimin ,policia në terren

0
Screenshot

 

Reshjet intensive të dëborës kanë shkaktuar vështirësi serioze në qarkullimin rrugor, duke çuar në bllokimin e përkohshëm të aksit Strugë–Qafë Thanë–Prrenjas. Situata paraqitet më problematike në zonën e Qafë Thanës, ku trashësia e dëborës ka penguar lëvizjen e automjeteve.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në gatishmëri të plotë përgjatë të gjitha akseve për të menaxhuar situatën dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve në nevojë, ndërsa borëpastrueset janë angazhuar në terren për të garantuar sa më shpejt hapjen e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Policia i bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal në drejtimin e automjeteve dhe, në raste emergjente, të kërkojnë ndihmën e shërbimeve të rendit.