Qani Xhafa është kandidati më i votuar me vota preferenciale nga Partia Demokratike në qarkun e Elbasanit, por pavarësisht këtij rezultati të lartë, ai nuk do të përfaqësojë dot demokratët në Parlamentin e ri.
Me 5,958 vota, Xhafa kryeson bindshëm listën e preferencave në PD Elbasan, ndërsa më pas vijnë Ilirjan Alliun me 4,848 vota, Dritan Canin me 3,651 vota dhe Dritan Mitarjan me 3,017 vota. Megjithatë, konfigurimi aktual i mandateve dhe mënyra e shpërndarjes së tyre në listën shumëemërore ka bërë që asnjë nga këta kandidatë të mos sigurojë një vend në Kuvend.
Rasti i Qani Xhafës ka ngjallur reagime dhe diskutime brenda radhëve të demokratëve elbasanas, të cilët e shohin këtë si një padrejtësi morale ndaj një kandidati që ka marrë mbështetje të gjerë në terren, por në vend të tij shkon në paralament Edmont Haxhinasto.I njëjti fat ka prekur edhe kolegët e tij më të votuar, të cilët ndonëse kanë marrë mijëra vota nga demokratët, nuk do të kenë mundësinë të përfaqësojnë qytetarët që i besuan.
Procesi i votës preferenciale në këto zgjedhje ka treguar një hendek mes vullnetit të elektoratit dhe përfaqësimit final parlamentar, duke sjellë në vëmendje nevojën për një reflektim mbi sistemin zgjedhor dhe mënyrën se si votohet dhe zgjidhet realisht një deputet./Infoweb Media