Qarkullonte me armë zjarri pa leje në Vlorë, arrestohet një 34-vjeçar

0

Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një armë zjarri pistoletë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Strike 10”, automjeti i 34-vjeçarit F.P u ndalua në lagjen “Uji i Ftohtë” dhe gjatë kontrollit fizik i është gjetur një pistoletë me krëhër e municion luftarak që e posedonte pa leje.

Pistoleta dhe automjeti i 34-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu