Qëllohet me armë zjarri biznesmeni (Emri)

0

Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në Bulqizë.

Është qëlluar me armë në drejtim të një biznesmeni, ndërtuesit Gëzim Balla.

Raportohet po ashtu se Balla nuk është prekur nga plumbat, ndërsa autori dyshohet të jetë një person i vetëm. Nga hetimet e para, bëhet me dije se shkak për të shtënat me armë është bërë një histori gjobëvënie.

Policia e Bulqizës ka mbërritur ë vendngjarje ku ka gjetur 5 gëzhoja. Aktualisht mësohet se Balla po jep dëshmi në polici në lidhje me ngjarjen dhe dyshimet që ka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu