Zbardhen detaje: Biznesmeni Gëzim Balla u qëllua pasi u kërcënua në telefon me gjobvënie

0

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë.

Të shtënat me armë kanë qënë në ajër dhe jo ndaj ndërtuesit Gëzim Balla.

Biznesmeni Gëzim Balla ka shkuar në polici dhe ka thënë që një person që nuk e njeh e merr në telefon dhe i kërkon një shumë lekësh në të kundërt e kërcënon se do ta vrasë.

Pas marrjes së kallzimit, policia kryen veprimet proceduriale dhe vë në përgjim telefonin e biznesmenit. Pas telefonatës me të dyshuarin policia e identifikon personin që e kërcënonte dhe për arrestimin e tij bashkëpunon me biznesmenin duke e thirrur në takim për t’i dhënë paratë e kërkuara.

Kur afrohen tek vendi i kërkuar nga kërcënuesi, ky i fundit shikon që biznesmeni ishte i shoqëruar dhe i kërkon në telefon që të ngjitet në kodër vetëm. Kur konstatoi se shoqëruesit ishin punonjës policie largohet nga vendngjarja duke qëlluar në ajër. Aktualisht policia po kreh zonën për arrestimin e kërcënuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu