Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ’24 Maji’, në zonën e njohur si tregu i Orizit.
Bëhet me dije se persona të paidentifikuar të cilët ndodheshin në një automjet në lëvizje kanë qëlluar drejt një shtetasi i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
“Pas konfliktit fizik, dyshohet se janë përdorur dhe armët, pasi banorët kanë dëgjuar të shtënat. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur kërkimet për gëzhoja. Personat e përfshirë në sherr mund të kenë qenë nën efektin e alkoolit. Aktualisht nuk ka asnjë person të paraqitur në Spitalin e Vlorës. Në vend shihen ende gjurmët e sherrit dhe karriget e thyera”,tha burimi.