Qëllohet me thikë një person në Shkodër, rëndë në spital

0

Nga Emi Kalaja, Shkodër

Bledar Troshani, një qytetar nga Shkodra ka mbetur i plagosur me thikë këtë mbrëmje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në katin e tretë të shtëpisë së Troshanit, në afërsi të Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër. Rrethanat e ngjarjes janë të dyshimta, pasi nuk dihet se si autori ka hyrë në banesën e Troshanit dhe e ka plagosur duke e qëlluar me thikë.

I plagosuri është dërguar me Urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu