Qëllohet për vdekje 20 vjeçari gjatë një “tentative grabitjeje”

0

Policia në Tenesi të SHBA-ve po heton pasi një burrë u qëllua dhe u vra të premten në mbrëmje gjatë një një lojë që po i bënin sikur po e grabisin, për ta shpërndarë më pas në YouTube.

Policia iu përgjigj një thirrjeje në një parking të mbyllur në orën 21:25, ku David Starnes Jr, 23 vjeç, pranoi që kishte qëlluar 20-vjeçarin Timothy Ëilks, sipas një njoftimi për shtyp nga policia.

Dëshmitarët u thanë detektivëve se Ëilks dhe një mik ishin duke marrë pjesë në një grabitje “shaka” si pjesë e një videoje në YouTube kur iu afruan një grupi njerëzish, përfshirë Starnes, me thika kasapi.

Starnes tha se ai nuk ishte në dijeni të shakasë dhe qëlloi Ëilks për të mbrojtur veten dhe njerëzit me të cilët ishte. Askush nuk është akuzuar për vdekjen e Ëilks. Hetimi vazhdon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu