Qëlloi me shpullë një fëmijë, e pëson edukatorja në Tiranë

0

TIRANË- Një edukatore është proceduar penalisht ditën e sotme. Shkak për procedimin është bërë një shpullë që i ka dhënë një fëmije në kopshtin ku punon.

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. D., 28 vjeçe, edukatore, pasi në ambientet e kopshtit ku punon dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një fëmijë”, thuhet në njoftimin e policisë.