Qëllon me çifte priftin pasi e kapi mat me gruan e tij

0

Një person ka pranuar se qëlloi me armë priftin ortodoks grek në Lyon të Francës javën e kaluar. Ai i tha prokurorëve se prifti kishte pasur lidhje intime me gruan e tij. Prifti, Nikolaos Kakavelakis, 52 vjeç u qëllua dy herë me një armë gjahu jashtë kishës në 31 Tetor. Ai foli me policinë pasi doli nga koma të mërkurën.

Të shtënat u regjistruan tre ditë pasi tre persona u vranë në një sulm me thikë në Nicë të Francës. Motivi për të shtënat në Lyon nuk ishte i qartë në fillim. Prifti ortodoks u plagos nga të shtënat ra në gjendje kome dhe kjo bllokoi përparimin e hetimeve.

I dyshuari që pranoi autorësinë e kësaj ngjarje, sipas policisë franceze rezulton të jetë me komësi gjeorgjiane. Ai tha se nuk kishte ndërmend të vriste priftin, duke u shprehur se ai kishte nisur një lidhje me gruan e tij, një ruse 35-vjeçare.

Prifti i cili tashmë ka nisur të rikuperohet pasi iu nënshtrua një operacioni kishte njoftuar largimin e tij nga Kisha një muaj para se të ndodhte ngjarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu