Qëllon për vdekje kunatën 33-vjeçare në sy të fëmijëve, plagos rëndë dhe të vëllain

0

Të shtunën në mbrëmje një krim i rëndë ka ndodhur në Gjermani. Një 48-vjeçar nga Kosova ka vrarë kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka plagosur rëndë vëllain e tij 38-vjeç.

Gruaja 33-vjeçare, raportohet se vdiq rrugës për në spital. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit.

Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari kishte shkuar tek ish-banesa e familjes së tij, ku kishte takuar edhe vëllain me të gruan e tij.

48-vjeçari kishte tentuar të hyjë brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai. Më pas ai u kthye dhe mori armën me të cilin edhe bëri aktin tragjik. Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, ishte dalë për të parë se ç’po ndodhte. Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin.

Ai i mori nën mbrojtje fëmijët, duke njoftuar edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjerë të shpëtimit. Njëri nga fëmijët e tij i mori armën nga duart dhe e hodhi jashtë ndërtesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu