Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar organizon “Marshimin e Paqes 21”,tashmë traditë për qytetin e Elbasanit

0

Ditën e sotme Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar organizoi “Marshimin e Paqes 21”.

Ky marshim tashmë është kthyer në traditë për qytetin e Elbasanit, e që vit pas viti pritet shumë mirë nga banorët e këtij qyteti. Gjithashtu ky aktivitet u organizua sipas rregullave anti-covid të vendosura nga Komiteti Teknik.

Tema e Marshimit për këtë vit ishte:“Vëllazërimi, virtyt që na thërret… për bashkëpunim shoqëror e kombëtar”. Krerët e bashkësive fetare bënë thirrje për respektimin e njëri-tjetrit dhe dinjitetit njerëzor.

Duke qene se ky vit është edhe vit zgjedhjesh për Shqipërinë, gjithashtu ata bënë thirrje për mos përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe respektimin e bindjes së tjetrit, qoftë ajo edhe kundër bindjes tënde.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu