Qendra multifunksionale/Mbështetje për shtresat në nevojë në Bashkinë Librazhd

0
Screenshot

 

Shërbimet sociale në Bashkinë Librazhd po zgjerohen, duke sjellë përmirësime në jetën e përditshme të banorëve në nevojë.
Aktualisht, në Qendrën Multifunksionale të Librazhdit ofrohen shërbime të specializuara si fizioterapi, logopedi dhe mbështetje psikologjike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara. Në bashkëpunim me Fondin Social të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është ngritur një qendër ditore, ku personave me aftësi të kufizuara u mundësohet një vakt dreke.

Një tjetër shërbim i rëndësishëm është ai për kujdesin ndaj moshës së tretë, ku përfitojnë rreth 100 persona.

Bashkia Librazhd vazhdon të angazhohet për zgjerimin e shërbimeve sociale, me projekte të reja që synojnë të mbështesin shtresat në nevojë dhe të përmirësojnë cilësinë e jetesës së qytetarëve./Infoweb Media