Qendrat e masazheve ‘fole’ prostitucioni/ Ka edhe gra të martuara, bashkëshortët janë në dijeni

0

Gazetarja Aida Topalli deklaroi në nje emision se në qendra masazhesh, ku në disa ofrohen edhe favore seksuale, punojnë edhe gra të martuara, bashkëshortët e të cilëve janë në dijeni.

Kjo deklaratë solli reagimin e pastorit Akil Pano, i cili u shpreh se nuk duhet krijuar një stereotipizim i ri në shoqëri.

Pjesë nga diskutimi:

Aida Topalli: Qendrat e masazheve janë vende ku presupozohet që bëhet masazh por në fakt jepen edhe favore të tjera seksuale dhe bëhen kryesisht nga vajza shqiptare.

Grupmosha nuk është e përcaktuar, mund të jenë vajza më të reja, 20-30 vjeç por mund të jenë 35 deri në 45 vjeç.

E kanë një lloj kriteri, por nga ajo që janë regjistruar në zyrat e policisë në sesionin e trafiqeve, rezulton se të ketë edhe gra, mes tyre edhe të martuara, ku bashkëshortët të jenë në dijeni të aktiviteteve të tyre.

Në deklaratat që japin në zyrat e policisë, thonë gjithmonë që e bëjnë për arsye ekonomike.

Pastori Akil Pano: Me dashje apo pa dashje po krijoni një stereotipizim të ri të burrit, babait, birit apo vëllait shqiptar.

Aida Topalli: Kemi nëna që marrin vajzat e tyre dhe punojnë në qendra masazhi.

Pastori Akil Pano: Flas si baba, bashkëshort dhe si bir. Nuk ka një shëiptar që është baba që të përtypë idenë që e bija e tij është prostitutë.

Aida Topalli: Në teori po, por unë flas nga çfarë kam konstatuar. Nevoja ekonomike i ka bërë njerëzit të bëjnë çfarëdo lloj gjëje.

Pastori Akil Pano: Jo të ndërtojmë një stereotipizim të ri që shoqëria ka ndryshuar dhe burrat pranojnë që bashkëshortet të prostituojnë në qendrat e masazhit dhe pastaj të shkojnë në shtëpi dhe t’u bëjnë mëngjesin burrave të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu