Qentë endacakë sulmojnë gruan që kishte dalë për vrap, dërgohet me urgjencë në spital

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në Vlorë, ku qentë endacakë kanë ndjekur dhe kanë sulmuar një grua, e cila ka marrë lëndime të shumta.

Gruaja, rreth 45-vjeç është dërguar me urgjencë për trajtim në spitalin e Vlorës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim për të gjithë qytetarët.

Mësohet se gruaja kishte dalë për vrap në momentin kur është sulmuar nga qentë endacakë, të cilët i gjen në çdo rrugicë të qytetit të Vlorës, ndërkohë që autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për neutralizimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu