Shkrumbohet nga flakët banesa, në çfarë gjendje ndodhet personi që ishte brenda

0

Një banesë në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë, përballë godinës së prefekturës.

Flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, megjithatë hetimet janë duke vijuar.

Në momentin e zjarrit brenda shtëpisë ka qenë një e moshuar, e cila është nxjerrë pa marre lëndime.

Për shuarjen e flakëve ndërhynë forcat zjarrfikëse, dhe dëmet janë vetëm materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu