Qeveria Gjermane investon në Cerrik

0

Prej 6 vitesh ujësjellësi i Cërrikut asistohet nga GIZ dhe KFV-ja gjermane në Shqipëri.
Me këtë rast përfaqësues të Ministrisë federale të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik, zhvilluan një takim në bashkinë e Cërrikut ku u pritën nga kryetari i kësaj bashkie Andi Salla.
Në këtë takim u diskutua ecuria e deritanishme e bashkëpunimit dypalësh për garantimin e furnizimit me ujë cilësor të qytetit Cërrik dhe periferive të tij.
Gjatë këtyre viteve është dhënë asistencë teknike në disa nivele si menaxhim, dokumentet udhëzuese, rehabilitim të stacionit të pompave dhe ngritje e laboratorit kimik.
Gjithashtu asistenca e GIZ është fokusuar edhe në trajtimin e ujrave të ndotura ku janë instaluar 4 impante.

Kërkesë urgjente në të ardhmen mbetet mbështetja teknike që investimi të jetë i qëndrueshëm në të ardhmen.
Lidhur me këtë përfaqësuesit gjermanë shprehën gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu