Qeveria spanjolle merr vendimin: 250 euro në muaj për të rinjtë, por ka një kusht për t’i përfituar

0

Qeveria spanjolle po planifikoj t’i ofrojë të rinjve 250 euro në muaj. Kjo, shihet si një ndihmë për këtë kategori, për pagimin e qirasë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i këtij vendi Pedro Sanchez.

Është propozuar që çdo muaj t’i ndahen nga 250 euro të rinjve nga mosha 18 deri në 35-vjeç që fitojnë më pak se 23.725 euro në vit, me qëllim që të ndihmohen që të paguajnë qiranë e shtëpisë apo apartamentit.

Propozimet tjera gjithashtu përfshijnë kufizimin e çmimit të qirave për qiradhënësit që posedojnë shumë prona të paluajtshme, me qëllim që të ndihmohen të rinjtë të paguajnë qiranë nëpër qytete të mëdha.

Pronat e paluajtshme në Spanjë janë të njohura për çmimet e larta, kështu pothuajse çdo i ri detyrohet të jetoj me prindërit për shkak qirasë së lartë, pagave të ulëta dhe përqindjes së madhe të papunësisë.

Mesatarisht në Spanjë të rinjtë largohen nga shtëpia e prindërve pas moshës 30-vjeçare, e në vendet e BE-ja kjo mesatare është 26,4 vite.

 

 

Ky ligj që Sanchez po e propozon do të bëhet publik dhe për të do të diskutojnë deputetët në Parlament, miratimi i të cilëve do të nënkuptonte se ligji do të mund të hyjë në fuqi këtë vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu