Qindra besimtarë falin Kurban Bajrami në sheshin “Gensher” në Elbasan (VIDEO)

0

Qindra besimtarë myslimanë në Elbasan kanë falur mëngjesin e kësaj të premteje Kurban Bajramin në sheshin “Gensher”. Edhe këtë vit u vu re një pjesëmarrje e lartë e besimtarëve nga grupmosha të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë, të cilët iu bashkuan faljes në një nga festat më të rëndësishme për komunitetin mysliman.

Ceremonia e faljes u drejtua nga imami Gëzim Karaj, ndërsa më pas myftiu Agim Duka përcolli mesazhe që theksuan rëndësinë e bashkimit, tolerancës, solidaritetit dhe mbështetjes ndaj njëri-tjetrit.

Besimtarët shkëmbyen urime me njëri-tjetrin në këtë ditë të shenjtë, ndërsa shumë prej tyre u shprehën se Kurban Bajrami mbetet një festë me simbolikë të veçantë, e lidhur me sakrificën, përkushtimin dhe ndihmën ndaj personave në nevojë.

Pas përfundimit të faljes, qytetarët iu drejtuan familjeve për të vijuar kremtimet tradicionale, ndërsa nuk munguan edhe ata që zgjodhën ta kalojnë drekën festive jashtë ambienteve familjare.