QSUT “kërcënon” përsëri mjekun Ilir Allkajn me vendin e punes, si shprehet ai në media

0

Mjeku Ilir Allkaj nëpëmjet një statusi në “Facebook” sot ka ndarë me ndjeksit e tij e se është thirrur nga drejtoria e QSUT-së, për t’i komunikuar një tjetër paralajmërim të përsëritur lidhur me “rishikimin e marrëdhënieve të punës”, për shkak të daljeve të fundit në media, ku ai ka qenë kritik ndaj qeverisë. Allkaj ka kundërshtuar strategjinë e qeverisë Rama për të përballuar gjendjen e pandemisë. Ai thekson se prej disa muaj ushtron profesioni nën presion nga drejtuesit e lartë të QSUT-së dhe se gjatë bisedës në drejtorinë e QSUT-së temë diskutimi ishte opinioni i tij nëpër media lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet sistemi i Shëndetësisë në Shqipërisë.

Ndërkohë kolegët e mjekut e kanë shpërndarë lajmin e takimit në rrjetet sociale. Mjeku Erion Dasho shkruan se të gjithë kolegët apo dhe pacientët e mjekut Allkja duhet të mendojnë qoftë edhe pak sekonda se ku e është katandisur sistemin shëndetësor.

Postimi i plotë i mjekut, Ilir Allkaj në Facebook:

Nga turni i natës në zyrat e rilindjes !

Mbreme isha 12 orë në punë .
Nuk them asnjëherë se bëj heroizma, thjesht punoj në shërbim të njerzve, dhe për këtë paguhem.

Nuk e fsheh prej disa muajsh punoj nën presion.
Sot në mënyrë të përsëritur u thirra në drejtori , madje kësa radhe “… për rishikimin e marrëdhënieve të punës” dhe fillimi e mbarimi i bisedës ishte fjala ime në media .

Unë ritheksoj se do të jetoj si qytetar i lirë, i angazhuar në jetën social-politike dhe do të jem i përkushtuar ndaj profesionit e punës !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu