Policia Elbasan jep informacion për personin e rrethuar që po bën rezistencë me armë. Emri

0

Policia Elbasan ka shkuar sot për kontroll në shtëpinë e Josif Kavajës 45-vjeç me banim në fshatin Seltë. Por ai ka qëlluar në drejtim të uniformave blu fatmirësisht pa shkaktuar plagosje apo viktima.

Pas rezistencës policia ka rrethuar zonën në një perimetër të gjërë dhe ka njoftuar forcat speciale Renea.

45-vjeçari ende nuk është dorëzuar.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 24.12.2020, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale Renea.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu