Shkëlqen në Zvicër Redi Koçi, volejbollisti i kombëtares protagonist në Schonenwerd

0

Sportisti ynë Redi Koçi po shkëlqen në kampionatin zvicerian të volejbollit për meshkuj.

Volejbollisti i kombëtares shqiptare është kthyer në protagonist me ekipin Schonenwerd, i cili militon në ligën e parë të Zvicrës.

Ish-lojtari i Farka Volej u shpërngul në këtë vend që në muajin gusht.

Schonenwerd është një ekip pretendent për fitimin e kupës së Zvicrës dhe kampionatit.

Aktualisht kampionati zviceran ka përfunduar për të rifilluar më datë 9 janar, me fazën e dytë të kampionatit.

Për 26 vjeçarin shqipar kjo nuk është ekperienca e parë ndërkombëtare.

Prej 4 vitesh Redi Koçi ka provuar ekperiencat e kampionatit në Finlandë, Oman, Çeki, Rumani dhe këtë tashmen në një tjetër sfidë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu