Qytetarët e Peqinit flasin për problematikat e qytetit të tyre

0

Si mjaft bashki të tjera në qark, edhe Peqini vuan disa problematika me pasoja për banorët e tij.

InfoWebTv realizoi disa vox pop-e në këtë qytet duke marrë direkt shqetësimet nga goja e  qytetarëve.

Ata shprehen se problematika kryesore është papunësia. Shumica e personave janë të papunë dhe ata që tashmë figurojnë të punësuar nuk janë të kënaqur me pagën, pasi nuk i mjafton as për shpenzimet familjare.

Një tjetër problem është furnizimi me ujë të pijshëm si dhe energjia elektrike. Pavarësisht komenteve të disa qytetarëve të cilat aprovojnë furnizim për 24 orë me ujë dhe drita, të tjerë pas kamerave shprehen se në fshatra ka mungesë të theksuar të këtyre të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu