Qytetarët flasin për vendimin e fundit të Komisionit të Ekspertëve

0
Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të enjte ka bërë publike masat e reja anti Covid që ka ndërmarrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
Edhe në këtë mbledhje komiteti ka njoftuar se të gjithë anëtarët arritën në përfundimet se nuk do ndryshojë asnjë nga masat e vendosura së fundmi. Sipas vendimit lëvizja do të vazhdojë të ndalohet nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, nuk do të lejohen grumbullime më shumë se 10 persona, gjithashtu bëhet me dije se në disa institucione arsimore mësimi do të vijojë online.
Qytetarët ndajnë mendime të ndryshme lidhur me masat e lëna në fuqi, por shumica e tyre shprehen se masat duhet të ashpërsohen më tej. Gjithashtu ata nënvizojnë se qytetarët, vecanërisht të rinjtë nuk i respektojnë masat e mbrojtjes individuale dhe për këtë qëllim instancat përkatëse duhet të ashpërsojnë masat deri sa situata të shkojë drejt normalizimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu