Qytetarët në Gaza: të uritur: Nuk kemi çfarë të hamë!

0

GAZA- Ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe shqetësimet rriten se zija e bukës mund të ndodhë, civilët e uritur të territorit po kërkojnë një bimë të gjelbër të egër të quajtur Khobiza për mungesë të ndonjë gjëje tjetër për të ngrënë. Një grua palestineze tha se gjithë jetën tonë edhe përmes luftërave të mëparshme ne nuk kemi ngrënë Khobiza.

“Vajzat më thonë, duam të hamë bukë o nënë. Më thyhet zemra për ta,” tha ajo.

Ajo tha se unë nuk mund tu gjej një copë bukë, shkoj dhe mbledh një Khobiza. Khobizën e kemi gjetur tani për tani, por në të ardhmen nga do ta marrim? Khobiza do të mbarojë. Ku të drejtohemi?

Palestinezët po vuajnë në një kohë kur ata duhet të agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, si miliona muslimanë të tjerë në mbarë botën që shijojnë darka të mëdha me familjet e tyre të gjera dhe shikojnë shfaqje të veçanta televizive.

“Ne jemi konsumuar nga uria. Nuk kemi çfarë të hamë. Ne dëshirojmë perime, peshk dhe mish. Agjërojmë me stomak bosh. Nuk mund të agjërojmë më. Na merr mendtë nga uria. Nuk ka asgjë për ta ndihmuar trupin të rezistojë”, tha një banor tjetetër.

Sulmi shkaktoi një përgjigje të ashpër nga Izraeli, i cili nisi sulme ajrore dhe granatime në Gaza që kanë vrarë mbi 32,000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore të enklavës konflikti më i keq midis Izraelit dhe Hamasit, një grup islamik që drejton territorin.

Është një tjetër kujtesë e vuajtjeve në enklavën palestineze gjatë pesë muajve të luftës që pasuan sulmin e 7 tetorit në Izrael, kur militantët e Hamasit vranë 1200 njerëz dhe morën 253 pengje, sipas të dhënave izraelite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu