Qytetarja e vendos në siklet: Ku ishte ti kur Basha përjashtonte demokratët

0

Qytetarja: Ku ishit ju kur u përjashtuan të gjithë demokratët me kontribut nga PD, a duhet ta gjykoj unë si një reagim ndaj sulmit tuaj personal apo duhet ta gjykoj unë si një kontribut për ngritjen e vlerave të Partisë Demokratike. E dyta, Kjo foltore ka për qëllim ridimensionimin tuaj në krye të lidershipit të PD apo kjo foltore ka si qëllim ringritjen e PD, e fundit cfarë projekti keni ju për të bashkuar të gjithë deviacionet e PD ndër vite, në gjykimin tim personal PD nuk do të vijë kurrë në pushtet duke u ndarë me pjesë-pjesë sic kemi filluar të ndahemi. U them miqve të mi të cilët përkrahin Bashën , ai nuk është basha armiku ynë, armiku ynë është qeveria në pushtet, Basha ta kuptojë që humbja duhet të finalizoheshe me dorëheqje (pas fjalës së saj salla shpërtheu në vërshëllima)

Ndërhyn Sali Berisha: Mos ja hiq mikrofonin, lere të shprehet qytetarja…

Përgjigja nga Berisha: E drejtë është pyetja ku8 isha unë kur u përjashtuam, u garantoj ndaj atij akti kryetari i PD i kamë thënë cdo gjë që ai meritonte. i kam thënë në zyrën time me këtë vendim që ke marrë ata kanë të drejtën e zotiti të ndërmarrin kundra teje cdo vendim politik sepse ti i vrave në pusi. Unë nuk kisha projekt kthimi, dhe nëse dilja publikisht pengesa ime ishte që kisha deklaruar se largimi im ishte pa kthim pastaj më impononte që të vetëpërmbahesha. Kam kërkuar që të larguarit të integrohen në PD së bashku me aktin e marrëveshjes i kam thënë Bashës je lideri i thyer. A ngjitesh a nuk ngjitesh duhet parë, me këtë që ke bërë je një lider i thyer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu