U plagos nga policia greke mëngjesin e sotëm, kush është sarandioti që terrorizoi Athinën

0

Detaje të reja zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mëngjes në Athinë ,ku policia greke plagosi me armë një shtetas shqiptar. I plagosuri është Klaudio Budo, 35 vjeç, nga fshati Cukë i Sarandës. Në 08.30 të mëngjesit, në rrugën “Leoforo Varis”, Budo vodhi fuoristradën “Peugeot” me targa ITE 7218.

Drejtuesja e mjetit kishte zbritur për të shkuar në një kioske aty pranë dhe e kishte lënë makinën ndezur. Budo ka hipur me shpejtësi dhe e ka marrë. Fakti që pronarja kishte harruar telefonin brenda, e ka tradhtuar të riun.

Përmes GPS të telefonit policia ka zbuluar vendndodhjen e mjetit. Ai është gjetur disa orë më pas i parkuar në kryqëzimin e rrugëve “Marinis” dhe “Aristotelous”. Policia ka pritur deri sa aty është shfaqur personi që e kishte vjedhur.

Sapo ai e ka ndezur, i është bërë thirrje nga policia, por ai ka shtuar shpejtësinë dhe ka goditur motorin e policëve, duke plagosur njërin prej efektivëve. Në këtë moment, këta të fundit kanë hapur zjarr dy herë me pistoletë, duke plagosur në këmbë autorin.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe ambulanca, që shoqëruan të plagosurit në spital. Klaudio Budo, i cili u arrestua, rezulton i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe “vjedhje”, si dhe ka një precedent për plagosje me thikë në Sarandë, në vitin 2015.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu