Qytetet spektakolare që nuk jetohen më për arsye mistike

0

Në mbarë botën ka qytete të cilat janë mbreslënëse por mbetet ende mister arsyeja pse nuk jetohen akoma edhe sot.

Më poshtë do të informoheni rreth qyteteteve që me plot gojë mund të themi se janë më madhështore se qytetet që ekzistojnë sot.

Machu Picchu

Nëse keni qenë fansa të filmit vizatimor “Kuzco” ,atëherë me domosdo jeni të familjarizuar me qytetin e Machu Picchu. I njohur edhe si “Qyteti i humbur Inkas” është vendi më i famshëm Inkas në botë. Është një vend i shekullit të 15-të i vendosur në një mal 2430 metra mbi nivelin e detit, rreth 80 km në veriperëndim të Kuskos. Shumica e arkeologëve besojnë se Machu Picchu është ndërtuar për perandorin Inkas Pachacuti. Machu Picchu është zona turistike më e vizituar në Peru.

Petra,Jordani

Qytetin e Petras dhe rrugën e lashtë që çon në të e përshkojnë vlera të shumta historike dhe gjurmët që tregojnë për jetën e civilizimit të dikurshëm, ndërsa vëmendjen e veçantë të turistëve nga mbarë bota në rrugë për Petran e tërheqë varreza madhështore dhe mauzoleu i sundimtarit nga koha kur qyteti gjallëronte. Në vazhdim të rrugës për në Petra, turistët në kuajt dhe deve arrijnë në amfiteatrin e lashtë, gjithashtu të gdhendur në shkëmb, dhe bëhet fjalë për ndërtimin që mund të pranojë 6.000 vizitorë. Shtëpitë me gurë dhe monumente në Petra po ashtu janë unike dhe është e pamundur që diçka e tillë të kudo tjetër në botë.

Tiwanaku, Bolivi

I vendosur pranë liqenit Titicaca në Bolivi, Tiwanaku ishte një fuqi e rëndësishme rajonale në Andet jugore midis shekullit të 7 dhe shekullit të 9-të. Besohet të ketë qenë zonë banimi për 15,000 dhe 30,000 banorë ose më shumë. Rreth vitit 1000 pas Krishtit, ndryshimi klimatik pengoi Tiwanakun të vazhdonte prodhimin e ushqimit, duke shkaktuar rënien dhe braktisjen e qytetit.

Teotihuacan, Meksikë

Teotihuacan është një vend arkeologjik afër qytetit të Meksikës. Qyteti është i mbushur me piramida dhe është rreth 20 kilometra katrorë. Ishte një qendër e madhe urbane me ndoshta 100,000 njerëz. Qyteti u shkatërrua dhe u braktis rreth 1400 vjet më parë. Emri modern i’u dha nga populli Aztek dhe kuptimi është “vendi ku u krijuan zotat”. Është e paqartë se cilët ishin ndërtuesit fillestar të qytetit misterioz. Teotihuacan është gjithashtu shtëpia e Piramidës së Diellit – një nga piramidat më të mahnitshme në botë.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu