Sërish rritje të rasteve të reja në Kosovë, 10 pacientë humbin betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

0

Sërish rritje të rasteve të reja në Kosovë, 10 pacientë humbin betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova ka regjistruar 705 raste të reja me Covid-19, nga 3,922 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se, brenda ditës nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë sëmundjes edhe 10 qytetarë të tjerë.

Rastet fatale janë nga komunat: Kamenicë 3 raste (71, 68, 62 vjeç), Rahovec 2 raste (85, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (87 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 83,717 raste nga 393.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.786 është numri total i viktimave. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 522 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.123 raste. Numri i rasteve aktive është 12.808.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 320 raste, Lipjan 50 raste, Fushë-Kosovë 41 raste. Prizren 37 raste, Gjakovë 30 raste, Kamenicë 27 raste, Obiliq 27 raste, Gjilan 25 raste, Pejë 20 raste, Deçan 19 raste. Podujevë 17 raste, Drenas 15 raste, Vushtrri 15 raste, Malishevë 13 raste. Klinë 9 raste, Shtime 7 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Kaçanik 4 raste, Novobërdë 4 raste. Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Graçanicë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe Ferizaj 1 rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu