Ra pre e krimit kibernetik ish-oficerja e forcave speciale, ja shuma që ka humbur

0

Një ish-oficere e forcave speciale, është mashtruar nga një grup kriminal në rrjetet e saj sociale dhe ka humbur më shumë se 360,000£.

Anne ishte në një gjendje të dëshpëruar në momentin kur filloi të komunikonte më Klinton, i cili iu prezantua asaj si mjek i ushtrisë amerkane në Jemen. Klinton po ashtu i tha Anne se ishte i ve dhe se kishte humbur bashkëshorten dhe vajzën në një aksident automobilistik.

Ata folën bashkë gati një vit dhe kishin filluar të ishin tëpër të lidhur me njëri –tjetrin, ai e dëgjontë Anne gjatë gjithë kohës dhe ndante me të historitë e tij. Megjithatë ish-oficerja speciale zbuloi se Klinton gjatë kohës që dukej se ishte mbështetja e saj më e madhe, në të njëjtën kohë po e mashtronte dhe po vidhte paratë e saj.

Anne ka thënë se mesazhi që erdhi prej tij ishte tepër i nevojshëm për të qetësuar shpirtin e saj vetëm pak kohë pasi kishte humbur bashkëshortin, kështu që ajo nuk dyshoi se kishte rënë pre e në rrjeti kriminal në rrjetet sociale.

Sipas një hetimi policor që ka marrë nën kontroll llogarinë e saj bankare rezultojnë të jenë 360,000 £ të humbura por rezultati deri në fund mund të arrijë deri në 500,000 £.

Vetë Anne ka pohuar se një tjetër person i njohur si “G”, duke pretenduar se punonte në një qendër për bamirësi në ndihmë të fëmijëve të varfër i ka kërkuar asaj para, të cilat Anne ja ka dhënë pasi ishte në një moment të vështirë ku kishte humbur gjashtë nipërit e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu