Rama: BE të mbështesë më shumë financiarisht Ballkanin Perëndimor

0

Rritja e mbështetjes financiare nga BE për Ballkanin perëndimor, ishte një ndër çështjet që u diskutua këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit në Tiranë.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e BE për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Komisionerit për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.

Rama u shpreh se hendeku i vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet e tjera në rajon që janë pjesë e BE, është shumë e madhe.

“Kemi folur për konvergjencën ekonomike. Ky është një diskutim që e kemi hapur me partnerët tanë të Bashkimit Evropian, do vazhdojmë ta bëjmë sepse besojmë se është koha që Bashkimi Evropian të bëjë një hap të konsiderueshëm përpara, në aspektin e afrimit, jo përsa i përket procesit individual të integrimit, i cili duhet bërë nga të gjithë me shumë përpikmëri dhe aty ne nuk kërkojmë as dhurata, as përshpejtime dhe as mbyllje sysh. Ne duam të bëjmë detyrat dhe duhet të vlerësohemi vetëm për detyrat.

Por ama në aspektin financiar, Ballkani nuk mund t’i rezistojë këtyre goditjeve, pa pasur një mbështetje, që buron nga koha ku jetojmë. Hendeku ynë me vendet e tjera të BE që janë rrotull nesh, në përfitimn e mbështetjes evropiane, është marramandës. Ballkani Perëndimor nuk e përballon dot këtë hendek që zgjerohet në kushtet kur jemi të sfiduar edhe nga vendet e mëdha që marrin njerëz dhe i paguajnë më mirë”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu