Rama bën lëvizjen e papritur. Pritet zyrtarizimi i ministrit të brendshëm

0

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku do të takojë kreun e parlamentit Gramoz Ruçi. Takimi mes Ramës dhe Ruçit vjen në një kohë kur të gjithë presin emrin e ministrit të ri të brendshëm, pas dorëheqjes së dhënë nga ana e Sandër Lleshajt.

Janë disa emra që qarkullojnë tashmë në rrethin e ngushtë të gazetarëve, ku shumë shprehen se zgjedhja e Ramës për të qetësuar turmën do të jetë ajo e një femre në krye të rendit.

Në pole position duket se qendron Elisa Spiropali, Mimi Kodheli, por nuk përjashtohet as lëvizja paralele e Olta Xhaçkës, nga Mbrojtja te Ministria e Brendshme.

Nuk përjashtohet as opsioni që në krye të Ministrisë së Brendshme të emërohet Taulant Balla, i cili është një personazh me impakt kryesisht në bazën e socialistëve, por nuk dihet nëse Rama do ta konsumojë për pak muaj, në një kohë kur i duhet në fushatën e ardhshme të zgjedhjeve të Prillit.

Sa i takon Sandër Lleshajt ai tha se dha dorëheqjen me vullnet të lirë dhe në mënyrë të parevokueshme, pasi sipas tij ngjarja që ndodhi ishte e rëndë, dhe ai nuk mundi ta superonte në aspektin moral.
Deri në momentin që do të zgjidhet zevendësi i tij, Lleshajt do ti duhet të qendrojë edhe pak në detyrë, ndërsa nuk dimë të themi nëse kjo do të jetë çështje orësh apo ditësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu