‘Do ta kujtojmë gjithnjë buzëqeshjen tënde’. Shuhet përfundimisht nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Ervin Saraçi. Postimet prekëse të miqve

0

Shuhet përfundimisht miku ynë i shtrenjtë Ervin Saraçi.

Pavarësisht lutjeve, shpresave, dhe ditëve të vështira në vdêkje klinike, nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit Ervin Saraçi ka ndërruar sot jetë. Lajmi bëhet i ditur nga miqtë dhe të afërm të Saraçit, i cili pësoi disa ditë më parë hemoragji cerebrale, dhe u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk u mbajt dot në jetë.

Të shumta kanë qenë dedikimet për këtë njeri kaq pozitiv dhe të veçantë.

Ja si e kujton drejtorja e infoelbasani.com, Anisa Bahiti:

Ervin më trishtoi shumë ikja jote para kohe

Sa shumë u lutëm për ty , sa shumë shpresuam sepse nuk donim ta besonim që ti po luftoje për jeten. Unë as tani që shkruaj nuk mund ta besoj që nuk do të shoh më, do me mungoj çdo ditë e miqësise me ty qe sa here takoheshim më thoje: Ka diell gjithmonë aty ku ka miq të mirë , por ti sot na e largove diellin dhe na solle shume lot…

Qofsh i xhehnetit o mik i shtrenjtë!

Mes personave që kanë reaguar është edhe Arbër Hajdari i cili shkruan:

Sot ndërroj jetë në moshën 37 vjeçare miku im Ervin Saraçi. Do të kujtoj gjithmonë buzëqeshjen dhe fisnikërinë tënde mik i dashur. Qofsh i parajsës!

”Iku Ervini… Nuk më bëjnë duart të hedh këto rreshta! Rrallë here kam shkruar me kaq dhimbje. Aq më tepër në këtë kohë të pakohë, që po jetojmë. U shkëput dhe një nga ne. Ervin Saraçi…

Iku, sikur s’ish…I ri. Fare i ri. Një djalë fisnik u shkëput në lulen e rinisë nga kjo jetë. Kishte ditë, që luftonte me vdekjen. Shpresonim shumë, teksa mësuam se kishte pësuar vdekje klinike. Lusnim Zotin, që ta rikthente sërish në jetë dhe ai sërish të ishte mes gjirit të kolektivit të institucionit tonë. Por jo. Nuk qe e thënë që ai t’i kthehej jetës së lënë përgjysëm.

T’i kthehej familjes së tij dhe komunitetin të Elbasanit. Pse jo T’i kthehej Bashkisë së këtij qyteti, ku prej vitesh ishte njëri nga drejtuesit kryesorë. Ishte në këtë detyrë, por manifestonte thjeshtësi si ndër më të thjeshtët. Ervin, i dashur! Të kam njohur nga afër në punë e ke gëzuar respekt të veçantë nga unë e nga të gjithë. Por ja, që jeta qenka dhe e padrejtë! Vetëm Zoti lart e di, pse të mori!

Lamtumirë, o njeri i mirë! Lamtumirë o intelektual modest e besimtar i devotshëm! Emri yt mbetet gjithmonë në kujtesën tonë. I lehtë dheu, që do të mbulojë trupin tënd! Shpirti yt u trettë në paqe!”, shkruan një tjetër mik i tij.

Në datën 9 Dhjetor, Saraçi pësoi vdekje klinike, pasi gjendja e tij nuk shfaqte asnjë shenjë përmirësimi. Saraçi ka mbaruar studimet e larta për gjuhën Frenge në Elbasan, mandej kishte kryer Masterin Shkencat politike në Belgjike.

Në vitin 2013-2015 u emërua drejtor i drejtorisë së Kujdesit Social po në bashkinë Elbasan e më pas u rrit në detyrë, duke zënë postin e nënkryetarit të bashkisë, post të cilin e mban deri tani.

Pas operacionit të vështirë pati pak shpresë, qëndri edhe 2 ditë në vdekje klinike, por sot mësohet lajmi i trishtë, se nuk e fitoi dot betejën me jetën.

Të gjithë ata që e kanë njohur Ervinin do ta mbajnë mend si një djalë të shkëlqyer në çdo aspekt.

Një person i angazhuar pas aktiviteteve fizike, ai ishte një ndër anëtarët e shoqatës së Alpinizmit në Elbasan.

Gati çdo fundjavë merrte pjesë në veprimtaritë e shoqatës , duke ngjitur disa nga malet dhe kodrat me të larta në vend, ndërsa pasditeve shkonte në palestër.

Ervin Saraçi kishte mbaruar studimet e larta për gjuhën Frenge në Elbasan, më pas ato Master në Shkencat politike në Belgjikë .

Në vitin 2006-2007 punoi si mësues i gjuhës Frenge në Shkollën e Mesme të Përgjithshme, Peqin. Në shtator të vitit 2011 -2013 iu besua drejtimi i kabinetit të Kryetarit të bashkisë Elbasan. Në vitin 2013-2015 u emerua drejtor i drejtorisë së Kujdesit Social po në bashkinë Elbasan.

Vitet e fundit ai mbajti postin e nënkryetarit të bashkisë së Elbasanit.

Ai ishte i martuar dhe babai i një djali 9-vjeçar.

Infoelbasani i përcjell dhimbjet e ndjera familjes Saraçi! Në këtë ditë të vështirë ne jemi me ju! Ervini do mbetet i përjetshëm në kujtimet tona!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu