Rama: Është fatkeqësi që presidenti të flasi si një kalama kastravec

0

Rama:

Jo unë komentin që bëj duke iu drejtuar atyre që po na ndjekin tan ii them që në 25 Prill duhet nuk duhet votuar për një parti të bërë zhele nga një president zhele. Ndërkohë që javën e ardhshme presim stërvitjen më të madhe të parë.

Ndërkohë një vend që pret të hyjë në BE dhe të dëgjosh një të dehur që thotë këto. A duan shqiptarët një qeveri që të kthehet në duart e Ilir Metës dhe të kthehet në një kurs përplasje me të gjithë botën apo një Shqipëri që të rikthehet nga… Ti japë Ilir Metës dhe Monikës një arsye të fortë të kthyer nga realiteti që …kjo është zgjedhja.

Pastaj të komentosh një njeri që është jashtë binarëve dhe është fatkeqësi që Shqipëria është pa President sot dhe është duke u kthyer në një agjitator të dhunës dhe nuk ka po të arrihet të flitet si një kalama kastravec, më fal si kastravec se fëmijët janë më të përmbajtur, është një muhabet zhelesh që nuk e di si u katandis kështu dhe më 25 Prill shqiptarët të vendosin me çfarë duan të përfaqësohen në botë dhe si do të jetë ky vend jo për 4 vite por në të ardhme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu